Historiani serb ‘godet’ Vuçiqin: Ashpërsuat raportet me Kosovën

E publikuar: 31/03/2019 08:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Profesori i Universitetit të Beogradit dhe themeluesi I organizatës se qendrës politike “Zëri” Nikola Samarxhiq ka vlerësuar se pushteti dhe opozita po shfrytëzojnë 20 vjetorin e intervenimit të NATO-së që të “dërgojnë porosi armiqësore botës perëndimore dhe ftesa Rusisë që për fat, Serbinë as nuk e bombardoi as nuk e mbrojti”.

“Nga kërcënojnë me populizëm, klero-nacionalizëm, Rusinë dhe Kinën. Jemi para një humnere prej të cilës, më të mirën prej botëve do na kthejnë tjerët me çmimin që është larg të kuptuarit e tashëm të seriozitetit që elitat dhe shoqëria refuzojnë ta pranojnë “, ka thënë Samarxhiq për “Jutarnj list”, të Zagrebit.

Në analizën për gjendjen në Serbia k ka theksuar se presidenti i Serbisë Vuçiq, në raport ndaj„ me opozitën që mund të llogaris në partneritet me perëndimin”, një të tretën “e ka thith, tjetrën e ka blerë” dhe “një të tretën e ka margjinalizua”.

“Kështu e radikalizuar dhe sheshelizuar ka mbetur e vetmja opozita. Në Vuçiqin janë nisur mendimtarët e njëjtë politik pa ide dhe oferta për alternative reale, ndërsa personalisht pa talent, karizëm dhe forcë, jo vetë, të na bindin dhe të aktivizojnë edhe bindin edhe të tjerët dhe të bindin vetveten” tha ai.

Sipas tij koalicioni anti-Vuçiq, “nuk ka lider të barabartë me ata që patën sukses të lënë vulë me 5 tetor 2000 dhe ndryshimet pozitive që patën ndodhur”.

“Nuk ka asnjë që hapur publikisht të thotë se na duhet një Kosovë e pavarur me të cilën do hiqen kufijtë në vend që të gërmojmë. Se me Malin e Zi na ndan masa e dashurisë së ndërsjellë. Se edhe Kroacisë edhe Serbisë i duhet Bosnja e plotë. Se pa Kroacinë as Serbia as Bosnja nuk mund të mbijetojnë. Institucionet e fuqishme financiare, liria evropiane. Infrastruktura e rregulluar. Arsimi funksional”, ka thënë Samarxhiq.

Protesta e qytetarëve dhe opozitës në Serbi “gjithnjë më të ashpra edhe masovike “, para së gjithave fal reagimit të Vuçiqit dhe “shërbëtorëve të tij “ se me meritën e opozitës dhe shtoi se Serbia „nuk është tepër demokratike, por nuk duron pushtet personal të gjatë të askujt “.

“Disa protestues kërkojnë nga Vuçiqi më shumë Kosovë, me atë edhe më shumë sheshel, me gjatë edhe më shumë Rusi, më pak Evropë. Evropën se kuptojnë. Dobësitë evropiane nuk i konsiderojnë përparësi demokratike, liri dhe procedura”,ka thënë Samarxhiq.

Lidhur me raportet në regjionin e Ballkanit, historian beogradas shprehet se presidenti I Serbisë „ ashpërsoi raportet me Kosovën, ndërkohë që opozita e akuzon për tradhti “, se„ ndërpreu (me presidentin e Malit të Zi Milo) Gjukanoviq dhe përsëri filloi copëtimin e Bosnjës, me kulminacioni në tentimet e pasuksesshme të grusht shtetit në Podgoricë dhe Shkup “.

“Raportet me Kroacinë vuajnë edhe për shkak të retorikës së tij dhe urrejtjes personale që thekson se është personale. Nga dy anët e kufirit bëhen kolona kilometra të gjata të maunave. Kroacia në Serbi ka investuar thuajse një miliardë euro dhe është dy herë më e pasur se Serbia. Kroacia është stacioni i parë dhe rruga e vetme strategjike drejtë civilizimit evropian”, ka thënë Nikola Samarxhiq në tekstin për “Jutarnji list” të Zagrebit.