Historiani: Krimet u harruan në emër të vllaznim-bashkimit në Jugosllavinë komuniste, por po na përsëritën tash

E publikuar: 21/02/2020 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Historiani Muhamet Mala në emisionin #Hashtag në RTV Dukagjini thotë se Kosova u la nga kufijtë e Shqipërisë nga fuqitë e mëdha por, por ajo ishte një kafshatë e madhe për t’u kapërdirë aq lehtë nga Jugosllavia dhe Serbia.

“Ata e donin Kosovën por pa shqiptarë. E gjithë politika e tyre pas pushtimit ishte në aspektin e dëbimit të shqiptarëve dhe spastrimit etnik”.

Historiani thotë se edhe pas luftës së fundit serbet nuk e kanë ndjenjën e fajtorit të shkaktimit të luftës dhe asnjëherë nuk ndjehen fajtorë që duhet të kërkojnë falje.