Historia+18/ Shoqja më kërkoi të kryeja marrëdhënie me burrin e saj, por diçka shkoi tmerrësisht keq

E publikuar: 02/10/2016 21:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E dëshpëruar se po i shkatërrohej martesa, një femër i ka kërkuar shoqes së saj që të kryente marrëdhënie seksuale me bashkëshortin e saj. Një histori e komplikuar, pasi vajza mendonte se ndoshta do ta ndihmonte shoqen e saj duke zbatuar idenë e saj të çmendur, por gjërat kanë dalë jashtë kontrollit. Ja çfarë i shkruan ajo psikologes së “The Sun”:

Letra e vajzës:

“E dashur psikologe Deidre, kam shumë nevojë për ndihmë pasi unë dhe shoqja ime jemi në telashe të mëdha. Ne jemi të dyja 25­vjeçe, ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë, por kohët e fundit ka pasur shumë probleme me të shoqin. Ai filloi ta tradhtonte, të rrinte deri vonë jashtë dhe të pinte alkool aq sa filloi edhe ta dhunonte.

Kur mamaja e shoqes sime e mësoi këtë e denoncoi, por kur policia i vajti në shtëpi shoqes, ajo u tha se nuk kishin aspak probleme dhe i dëboi. Të gjithë këtë e bëri se nuk do që të prishë familjen dhe të dëmtojë psikologjinë e fëmijëve të vegjël.

Prandaj ajo më kërkoi mua që të bëhesha dashnorja e të shoqit se ndoshta kështu do ta sillja në rrugën e duhur dhe ai do ndalonte së dali dhe piri. Unë pranova dhe që atëherë kam bërë rregullisht seks me të, ndërkohë që ai nuk e di që kjo ishte ide e gruas. Tani problemi qëndron se përveç gjithë kësaj historie, unë kam filluar të kem ndjenja për të. Çfarë duhet të bëj në këtë situatë që jam?!”

Përgjigjja e psikologes:

“Ndaloje menjëherë këtë lidhje. Është e dëmshme për të gjithë ju. Ti duhet të gjesh një partner të denjë për ty ndërsa shoqja jote duhet të ulet dhe të diskutojë shtruar me të shoqin për të zgjidhur problemet që kanë në çift. Kjo ide ka qenë e gabuar që në fillim, por të paktën shkëputu sa je në kohë”.