Historia+18/ “E dua shumë burrin tim, por ish-i i dhunshëm më çmend në shtrat”

E publikuar: 10/11/2016 20:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua e re i ka dërguar një letër psikologes, në të cilën i qan hallin dhe i thotë se është shumë e dashuruar me bashkëshortin e saj, por ka një problem të madh.

“Më parë kam qenë në një marrëdhënie emocionale me në burrë abuziv për 5 vite rresh. Edhe pse ishte tepër i dhunshëm, në shtrat ishte shumë i mirë dhe jam tërhequr nga ai më shumë se nga çdo mashkull tjetër me të cilin kam fjetur”,- shkruan gruaja në letër.

Ajo shton se ish i dashuri abuziv i duket edhe më tërheqës sesa bashkëshorti i saj aktual, ndërsa bën me dije se ka më shumë të përbashkëta me ish-in sesa me burrin.

“Kohët e fundit i dërgova ishit një mesazh në Facebook, ku i shprehja ndjenjat e mia për lidhjen tonë dhe se e kisha falur atë dhe veten time. Ai mu përgjigj sapo i shkruajta.

Më tha se kishte një të dashur dhe kishte sjellë në jetë një fëmijë, por gjithashtu shprehu interes për t’u takuar me mua”,- janë fjalët e gruas së martuar.

Sipas saj, kjo gjë e bën të ndihet fajtore, i vjen keq për të dashurën e dashnorit, por edhe i pëlqen ajo që bën me të.

“Më bën të ndihem si asnjë tjetër. Nuk mund ta imagjinoj se çfarë mund të ndodhë nëse e merr vesh im shoq, por edhe burrin e dua shumë”, – thotë vajza ndër të tjera.