Historia interesante e Shkëndijes /FOTO

E publikuar: 08/02/2016 09:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkëndije Mujaj, sot thuajse është personazhi më i përfolur i faqeve rozë, shkruan Kosovarja, e cila për fansat e saj zbulon edhe këto të dhëna, të cilat mbase nuk i kanë ditur.

Shkëndija qysh si fëmijë , e cila njëherit edhe kishte shkuar në Zvicër ishte e pranishme në mediat zvicerane, sepse ishte në një strehimore të fëmijëve që kishin emigruar pa prindër, shkruan Kosovarja.

Në këtë strehimore ajo u bë temë diskutimi në atë kohé pas një reportazhi që kishte bërë një Tv i njohur zvicerane rreth kushteve të këtyre fëmijëve dhe nga aty u zbulua, se Shkëndija ishte një fëmijë shumë inteligjent, e cila kishte mësuar gjuhën për një afat shumë të shkurtër dhe lypsej që shkollimin ta vazhdonte në instuticione të njohura shtetërore dhe jo private, ku dhe u realizua kjo çështje, pasi
Shkëndijën e adaptuan një burrë e një grua zvicerane me kushte tepër luksoze.

Bukuroshja shqiptare, edhe pse kishte të gjitha mundësitë dhe luksin, ajo asnjëherë nuk kishte harruar qëllimin e daljes në mërgim dhe nuk u mashtrua që ta harrojë identitetin as familjen, të cilën jo rrallë e viziton dhe e ndihmon.

sh1

sh2

sh3

sh