Historia e një fëmijë që insiston, si e siguroi ai nënshkrimin e Ronaldos

E publikuar: 19/02/2018 17:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një fëmijë ka përmbushur ëndrrën e tij, duke arritur që të merrte nënshkrim nga Cristiano Roanldo, ani pse nuk e takoi fare atë
Kur dëshiron diçka më të vërtetë, atëherë edhe mund ta arrish. Këtë e tregon historia e një djaloshi, pas ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Betis dhe Real Madrid.

Ai me babin e tij ka pritur pas ndeshjes te autobusi i Real Madridit, për të takuar ose marrë një autograf të Cristiano Roanldos.

Portugezi hyri në autobus pa e dëgjuar djaloshin, i cili disa herë tentoi t’i ofrohej autobusit të adrilenëve.

Fillimisht ai mori një autograf nga Nacho, por nuk ishte i kënaqur dhe kërkonte më shumë.

Pas disa herëve insistim, djaloshi takoi dhe Dani ceballos, i cili përveç që ia nënshkroi fanellën, ia dërgoi edhe portugezit brenda autobusit.

Djaloshi në fund u largua i lumtur duke falënderuar Ronaldo dhe përmbushur ëndrrën e tij. /Express/

https://youtu.be/mFnCe7pYDdE