Historia e Ferrarit në 60 sekonda (Video)

E publikuar: 21/10/2015 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjiganti italian i makinave, Ferrari, është themeluar në Maranello, një qytet i vogël në Itali, nga një ish garues makinash, Enzo Ferrari. Që nga viti 1947, të gjitha makinat janë prodhuar në të njëjtën fabrikë. Gazeta prestigjioze Bloomberg ka publikuar një histori të shkurtër të një prej markave më të rëndësishme në botë.

  1. Në vitin 1947 u krijua makina e parë Ferrari 125 S tek fabrika në Marranello të Italisë.
  2. Ikona e kalit tek makina e Ferrarit është pikturuar për herë të parë nga piloti i Formula 1, Francesco Baracca. Pas vdekjes, mamaja e tij e dhuroi logon për Ferrari-n.
  3. Ferrari ka arritur më shumë se 5000 fitore në pistat e garave në të gjithë botën.
  4. Makina më e shtrenjtë e shitur në ankand është gjithashtu një Ferrari. Makina Ferrari 250 GTO, e krijuar në vitin 1962, u shit në ankand për 38.1 milionë dollarë.