Historia dhe përfitimet shëndetësore të rrushit

E publikuar: 09/04/2017 20:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mënyrat për t’a konsumuar rrushin janë të pafundme- nga rrushi i kuq, i gjelbër dhe vjollcë deri tek rrushi pa farë, si reçeli i rrushit dhe lëngu i rrushit.

Dhe, mos harroni verën dhe rrushin e thatë!
Historia e këtij fruti daton që para 8,000 vitesh, kur vreshtat e rrushit u kultivuan për herë të parë atje ku sot e quajmë Lindja e Mesme. Mund të befasoheni kur dëgjoni se rrushi i përulur është konsideruar të jetë një manaferrë. Shtatëdhjetë e dy milion tonë të këtyre manaferrave janë rritur çdo vit anë e mbanë botës, shumë prej tyre duke u përdorur për të prodhuar verën, saktësisht 7.2 trilionë litra të verës për vit. Transporti, cilësia, aroma dhe shumëllojshmëria e rrushit e kanë bërë atë një ushqim të thjeshtë dhe shumë të famshëm për shekuj në të gjithë botën, transmeton KosovaPress. Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i rrushit janë të shumta si:

Parandalimi i kancerit Parandalimi i sëmundjes së zemrës Luftimi i tensionit të lartë të gjakut Ndihmon ne problemet me kapsllëkun