HISTORI+18/ “Bëra tre herë seks me ndërtuesin e shtëpisë sonë, pasi mësova se ç’bënte burri im”

E publikuar: 29/09/2016 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua 38-vjeçare ka krijuar një situatë të komplikuar në familjen e saj, falë tradhtive të njëpasnjëshme.

Ajo i ka dërguar një letër psikologes së ‘The Sun’ ku i ka rrëfyer të gjithë historinë e saj si dhe të bashkëshortit të tanishëm.

Letra e gruas

“Bëra tre herë seks me ndërtuesin e shtëpisë sonë, pastaj takova një shok nga shkolla e ndërsa tani jam duke flirtuar me një hidraulik që po na bën disa rregullime në shtëpi.

Unë asnjëherë nuk kam qenë besnike ndaj bashkëshortëve të mi por në fakt as ata me mua.

Tani jam 38 vjeçe dhe për herë të parë u martova kur isha 25 por e tradhtova disa herë atë dhe u ndamë. Tani jam e martuar me personin që tradhtova herën e fundit ish-bashkëshortin, edhe ai ka qenë i martuar dhe tradhtoi gruan me mua.

Kur u martuam ramë dakord që nuk do tradhtonim më njëri-tjetrin… ne kemi 10 vite që jemi martuar dhe kemi një djalë 8 vjeç.

Por kur unë isha shtatzënë zbulova se ai kishte bërë seks me gra të tjera por më pas më tha se ishte penduar dhe nuk do ta bënte më.

Por më pas erdhi ndërtuesi në shtëpinë tonë dhe ishte kaq i mirë sa unë nuk u përmbajta dot dhe bëra seks me të.

Pas tij me një shok të vjetër e tani jam duke flirtuar me hidraulikun, por burri im e mori vesh dhe u nervozua shumë dhe më tradhtoi edhe ai.

Si dilet nga kjo situatë?!”

Përgjigjja e psikologes

“Përse e tradhtoni njëri-tjetrin? Sepse kërkoni seks kë të mirë?

Si fillim duhet të kuptoni arsyen se përse e tradhtoni bashkëshortin e më pas të diskutoni së bashku dhe të gjeni një mënyrë për ta zgjidhur. Mirë do ishte një konsultë me psikologun”.