“Hirushja braziliane” e rritur duke mbledhur në mbeturina, kthehet në Rio të gjejë modele të reja (Foto)

E publikuar: 08/02/2018 22:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Modelja e quajtur “Hirushja braziliane”, po përpiqet të tregojë historinë e saj të suksesit, duke prezantuar sa më shumë femra braziliane, në industrinë kineze të modës, që po zgjerohet në masë të madhe.

Pas fëmijërisë së varfër në Rio de Janeiro, ku i duhej të kërkonte nëpër mbeturina për të mbijetuar, Sandra Passos jo vetëm se është popullarizuar si modele, por është duke krijuar agjencinë e saj, transmeton Telegrafi.

Tani që është rikthyer në vendlindjen e saj – Sao Goncalo që është shumë afër Rios – ajo po u mëson të rejave bazat e modelimit, si dhe gjuhën angleze.

Gjatë këtij muaji, ajo shpreson që të mund t’i merr disa vajza në Guanzhou të Kinës, ku e ka bazën veprimtaria e saj.

“Ideja është të dërgojë diçka në Kinë, ku lëkura me ngjyrë dhe format më të plota trupore, janë ende shumë të rralla”, ka thënë mes tjerash Passos.

Në mesin e 24 modeleve të përzgjedhura, më shumë se gjysma janë me ngjyrë, teksa katër janë më të plota. Nuk mungon edhe njëra, që ka racë të përzier dhe trup mjaft të ndërtuar, tipike prej atyre që nuk bëjnë pjesë nëpër katalogët e modës.

“Përzgjedhja që bëra, nuk ka të bëjë aspak me rregullat e industrisë. Nuk dua Barbi – e hollë, e gjatë, bionde me sy të kaltër”, ka shtuar modelja.

Megjithëse tani ka një jetë luksoze dhe punon si modele e veshjeve të brendshme, Passos nuk e harron kurrë dhe e tregon me krenari jetën e vështirë, pranë prindërve që nuk kishin çfarë t’i dhuronin më shumë se dashuri. /Telegrafi/