Hilaria Baldwin mohon se ka falsifikuar origjinën e saj spanjolle

28.12.2020 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hilaria Baldwin mohon se ka falsifikuar origjinën e saj spanjolle

Hilaria Baldwin, drejtuese televizive dhe gruaja e aktorit Alec Baldwin, u është përgjigjur akuzave se ajo ka mashtruar publikun për origjinën e saj spanjolle.

Baldwin, një instruktore e njohur e jogës, është akuzuar në rrjetet sociale se ka mashtruar për shkak të theksit të saj spanjoll.

Në një përgjigje të postuar në Instagram, Baldwin tha se ajo ishte lindur në Boston por ishte rritur pjesërisht në Spanjë.

Sidoqoftë, në biografinë e menaxhmentit të saj thuhet se ajo u lind në ishullin spanjoll Mallorca.

Ajo gjithashtu pohoi më parë në një intervistë se nuk u zhvendos në Shtetet e Bashkuara derisa ishte 19-vjeç për të ndjekur universitetin në Nju Jork.

“Unë kam parë bisedat në internet duke vënë në dyshim identitetin dhe kulturën time. Kjo është diçka që unë e marr shumë seriozisht dhe për ata që po pyesin – unë do të përsëris historinë time, siç kam bërë shumë herë më parë. Unë jam lindur në Boston dhe jam rritur duke kaluar kohë me familjen time midis Masaçusetsit dhe Spanjës. Prindërit dhe vëllezërit e motrat e mi jetojnë në Spanjë dhe unë zgjodha të jetoj këtu, në SHBA. Ne festojmë të dy kulturat në shtëpinë tonë – Alec dhe unë po rritim fëmijët tanë dygjuhësh, ashtu si unë u rrita”, ka shkruar Baldwin.

Dyshimet filluan të rriteshin në mediat sociale ndërsa njerëzit që pretendonin të ishin ish-shokë klase të Baldwin në Boston kundërshtuan theksin e saj spanjoll.

“Unë shkova në shkollë të mesme me të. Ajo ishte krejt e këndshme dhe serioze në lidhje me vallëzimin në salla. Emri i saj ishte me të vërtetë Hillary Hayward-Thomas dhe ajo nuk e kishte theksin e saj aktual”, shkruan një komentues.

Një video e Baldwin duke pyetur se si i thonë trangullit në gjuhën angleze është shpërndarë gjerësisht. Por Ireland Baldwin ka dalë në mbrojtje të njerkës së saj.

“Është kaq patetike që çdokush dëshiron të zhytet në jetën e dikujt për të cilin nuk di asgjë si u rrit dhe nga kush u rrit në të vërtetë”, ka shkruar ajo në Instagram.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Hilaria Baldwin mohon se ka falsifikuar origjinën e saj spanjolle

Hilaria Baldwin mohon se ka falsifikuar origjinën e saj spanjolle

Ancelotti apo Guardiola? Sonte zhvillohet ndeshja e paparashikueshme

Ancelotti apo Guardiola? Sonte zhvillohet ndeshja e paparashikueshme

Flet sërish Xhaka: I heshta kritikët sepse flisnin shumë

Flet sërish Xhaka: I heshta kritikët sepse flisnin shumë

Heq borën me … flakëhedhës – video

Heq borën me … flakëhedhës – video

Rrokulliset me veturë dhe humb jetën ish-lojtari i Liverpoolit

Rrokulliset me veturë dhe humb jetën ish-lojtari i Liverpoolit

Industria gjermane e makinave më së shumti përfiton nga Kina

Industria gjermane e makinave më së shumti përfiton nga Kina

Prepolli kritikon Ballkanin për angazhimin e Bledi Shkëmbit si trajner

Prepolli kritikon Ballkanin për angazhimin e Bledi Shkëmbit si trajner

Flet lojtari më i mirë i shekullit: Dua të luaj edhe për disa vite

Flet lojtari më i mirë i shekullit: Dua të luaj edhe për disa vite

Zgjidhen lojtari dhe trajneri i shekullit

Zgjidhen lojtari dhe trajneri i shekullit

Liverpool – West Brom, formacionet zyrtare

Liverpool – West Brom, formacionet zyrtare

Top-11-shja e zgjedhur nga Zlatan Ibrahimovic

Top-11-shja e zgjedhur nga Zlatan Ibrahimovic

​Lampard kërkon nga drejtuesit e Chelseat blerjen e sulmuesit i cili kushton 80 milionë euro

​Lampard kërkon nga drejtuesit e Chelseat blerjen e sulmuesit i cili kushton 80 milionë euro

Edhe pse në krizë, Arsenali e 6mposht Chelsean

Edhe pse në krizë, Arsenali e 6mposht Chelsean

PSG hyn në garë për shërbimet e Depay

PSG hyn në garë për shërbimet e Depay

Mbappe i jep lamtumirën e fundit Tuchel

Mbappe i jep lamtumirën e fundit Tuchel

Dyshja e Manchester Cityt testohet pozitivë me Covid-19

Dyshja e Manchester Cityt testohet pozitivë me Covid-19