Higuainit i mbetet dënimi me dy ndeshje

E publikuar: 23/11/2018 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain, nuk do të mund të luajë në dy ndeshjet e ardhshme.

Kjo pasi ankesa e tij është refuzuar.

Higuain u largua nga ndeshja me Juventusin që skuadra e tij e humbi 2-0, pas një kundërshtimi që kishte ndaj gjyqtarit.

Ai u larguar nga fusha me shumë zhurmë dhe mes lotëve.

Klubi kuqezi apeloi të premten, por kërkesa e tyre për zbutjen e dënimit me dy ndeshje u hodh poshtë.

Gonzalo Higuain gjatë ndeshjes . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Si pasojë, 31-vjeçari do t’i humbasë ndeshjet e ardhshme të Serie A kundër Lazios dhe Parma.

Higuain është në huazim te Milani nga Juventusi dhe flitet që klubi kuqezi mund ta rikthej. /Telegrafi/