Higuain nuk ftohet nga Argjentina për takimin ndaj Rusisë, në listë është Icardi

E publikuar: 20/10/2017 18:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gonzalo Higuain edhe një herë nuk është ftuar nga Përfaqësuesja e Argjentinës, këtë herë për miqësoren ndaj Rusisë.

Kjo ka ardhur si pasojë e formë së dobët e sulmuesit në këtë fillim sezoni te Juventusi, por trajneri Jorge Samaoli ka thënë se ish-ylli i Real Madridi e Napolit është në planet e tij për Kampionatin Botëror.

Në listë është Mauro Icardi dhe katër lojtarë tjerë nga Serie A.

Së bashku me sulmuesin e Interit në sulm do të jetë edhe Paulo Dybala, Sergio Aguero, Angel Di Mardia dhe Lionel Messi.

Skuadra e plotë: Romero, Guzman, Marchesin; Marchesin, Fazio, Mercado, Otamendi, Pezzella; Salvio, Biglia, Banega, Acuna, Paredes, Emiliano Rigoni, Kranevitter, Papu, Perotti; Messi, Aguero, Icardi, Di Maria, Dybala.

Vlen të theksohet se Higuain ka shënuar 31 gola në 64 paraqitje për Argjentinën.

Icardi është ende në kërkim të golit të parë, edhe pse deri më tani është paraqitur në katër takime. /Telegrafi/