Higuain: Luftuam deri në vdekje për fitore, Interi luajti mrekullueshëm

E publikuar: 29/04/2018 04:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain ka foluar pas fitores së skuadrës së tij ndaj Interit në Derby d’Italia.

Higuain siguroi rikthimin e skuadrës së tij për një fitore 3-2 ndaj Interit në derbin e Italisë të zhvilluar në Giuseppe Meazza.

Kjo fitore e ka bërë të lumtur argjentinasin, pasi sipas tij Juventusi luftoi deri në vdekje për fitore, por nuk ka harruar të lavdëroj edhe Interin për lojën e zhvilluar.

“Ky është futbolli. Kemi humbur në minutën e fundit, por këtë herë e kemi kthyer atë me urinë, krenarinë dhe etjen për fitore”, ka thënë fillimisht Higuain për Mediaset Premium.

Festa e çmendur nga Allegri, Dybala dhe Higuain (Getty Images)

“Ne luftojmë deri në vdekje për të fituar”.

“Interi luajti një lojë të mrekullueshme, dhe ishte me një njeri më pak, por ishte thelbësore për të fituar dhe ka edhe tre ndeshje tjera”.

“Kjo fitore është një përforcues i madh i besimit tonë”.

“Në San Siro kisha shënuar kundër Milanit, tani kam pasur golin e parë kundër Interit”, përfundoi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/