Higuain i lumtur që është bashkëlojtar me Suson

E publikuar: 08/10/2018 09:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain, shënoi dy gola në fitoren e kuqezinjve 3-1 ndaj Chievos.

Argjentinasi gjithë suksesin e tij ia dedikon bashkëlojtarëve, posaçërisht Susos që në këtë takim dhuroi tre asistime.

“Ndihem se tashmë jam pjesë e klubit pasi këtu është një grup fantastik që punon shumë”, ka thënë Pipita për Sky Sport Italia.

Gonzalo Higuain duke festuar golin e dytë ndaj Chievos në Giuseppe Meazza (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Kishim një fillim të komplikuar, por tani jemi në rrugën e drejtë dhe duhet të vazhdojmë kështu”.

“Milani më dha shumë besim  nga dita e parë dhe dua t’ua shpaguaj këtë. Kjo për mua është një sfidë e re”.

“Kur kam luajtur për skuadra tjera gjithmonë e kam shikuar Suson dhe kam admiruar kualitetet e tij. Asistimi i tij i dytë ishte fantastik, golat ishin fal bashkëlojtarëve të mi”.

“Tani duhet të shikojmë para për derbi dhe të mundim Interin”, ka shtuar për fund Higuain. /Telegrafi/