Higuain: Golin ia dedikoj Gattusos

E publikuar: 30/12/2018 02:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gonzalo Higuain ka shënuar sot (e diel) ndaj Spalit dhe ka thënë se ia dedikon golin trajnerit Gennaro Gattuso.

Argjentinasi nuk kishte gjetur rrjetën që nga 28 tetori, por gjeti golin e fitores 2-1 kundër SPAL në mbrëmjen e së shtunës.

Ky gol e ka gëzuar jashtë-mase Higuainin, i cili pas ndeshjes ka thënë se këtë gol ia dedikon trajnerit të tij, Gattusos.

“Ishte një gol i rëndësishëm dhe tre pikë fundamentale, pasi kemi humbur shumë më parë, por tani mund të kemi një pushim të mirë me familjet tona”, ka thënë fillimisht Higuain për DAZN.

Higuain duke festuar golin me Gattuson (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Është e natyrshme që tifozët presin më shumë nga unë”.

“Kam ardhur në Milan sepse jam i bindur nga projekti këtu dhe unë dua të vazhdoj kështu”.

“Gattuso gjithmonë më ka mbështetur mua dhe mbi të gjitha ka qenë i ndershëm”.

“Ky gol është për të”, përfundoi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/