Higuain e Morata mund t’i bashkohen Milanit

E publikuar: 17/07/2018 08:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milan thuhet se është në Londër për të negociuar rreth sulmuesit të Chelseat, Alvaro Morata, por gjithashtu janë në kontakt me përfaqësuesit e Gonzalo Higuainit.

Marco Fassone dhe drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli janë në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ku është raportuar se mund të shkarkohen nga rolet e tyre.

Megjithatë, Sky Italia po raporton se me urdhër të pronarëve të rinj të “Elliott Management”, dyshja në të vërtetë gjendet në shtetin anglez për të negociuar për Moratën.

Alvaro Morata (Getty Images)

Spanjolli ishte një ndër objektivat kryesore të kuqezinjve gjatë verës së kaluar pasi që nuk ka përmbushur pritshmëritë në Stamford Bridge dhe mund të lejohet të largohet.

Përveç kësaj, Rossonerët thuhet se janë në kontakt me Nicolas Higuain, vëllanë e sulmuesit të Juventusit Gonzalo.

Pipita besohet të jetë i gatshëm të pranojë një lëvizje në San Siro, megjithëse, Rosonerrëve do t’iu kushtonte rreth 60 milionë euro dhe një shumë prej 7.5 milionë euro për sezon.

Ndryshe, Milan është duke kërkuar edhe disa lojtarë që do të përforcojnë ekipin për sezonin e ri. /Telegrafi/