Higuain-Callejon, dyshja te Atletico për 70 milionë euro?

E publikuar: 25/05/2015 00:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lajmet e fundit që vijnë nga mediat italiane, bëjnë të ditur se në afatin kalimtar të verës Napoli dhe Atletico Madrid, do të bëjnë një operacion të madh.

Sipas këtyre informacioneve, Atletico ka ofruar 70 milionë euro plus kartonin e mbrojtësit Miranda, për dyshen e Napolit, Gonzalo Higuain-Jose Callejon.

Negociatat mësohet që kanë filluar, derisa një ofertë e tillë duket e pa refuzueshme për Napolin. /Gazeta Olle