Hidhet shorti i vettingut, ja prokurorët që do të kontrollohen

E publikuar: 16/11/2017 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Procesi vettingut ka kaluar sot në Prokurorinë e Tiranës, ku është hedhur shorti për kontrollin.

Mësohet se në prokurori do të filtrohen dosjet e prokurorëve që janë kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në sitën e vettigut do të kalojnë dosjet e prokurorit Dritan Rreshka dhe prokurores Antoneta Sevdari. Kjo e fundit ka hetuar edhe dosjen ‘CEZ-DIA’.

Gjithashtu do të filtrohen edhe dosjet e Shpëtim Kurtit, ish-drejtues i Prokurorisë.

Do të kontrollohen edhe dosjet e prokurorit Adriatik Cama që ka hetuar Mark Frrokun.