Hidhet shorti i gjysmëfinaleve në FA Cup, nuk kemi derbi londinez

E publikuar: 19/03/2018 05:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi Chelsea fitoi ndaj Leicesterit në çerekfinale me rezultat 1-2, menjëherë është hedhur dhe shorti për gjysmëfinalet.

E para është ajo mes Manchester Unitedit të Jose Mourinhos dhe Tottenhamit të Mauricio Pochettinos.

Trofeu i FA Cup (Foto: Getty Images)

Pas Spurs, skuadra e dytë nga Londra, Chelsea, do të luajë me Southamptonit, të cilët në çerekfinale fituan ndaj Wiganit.

Djajtë e Kuq fituan ndaj Brightonit me rezultat 2-0, kurse Spurs kundër Swanseas 0-3.

Tottenhami do të ketë më lehtë në Wembly, kjo pasi ata njohin mirë këtë fushë. Sprus ndeshjet si vendas në sezonin 2017/18 i luajnë në Wembley (Foto: Getty Images)

Gjysmëfinalet do të luhen më 21 dhe 22 prill në Wembly, ndërsa finalja do të zhvillohet 19 maj në po të njëjtin stadium.

Skuadra me më së shumti FA Cup është Arsenali, gjithsej 13 trofe.

Topçinjtë janë edhe kampion aktual, ata në finalen e vitit të kaluar mposhtën Chelsean me rezultat 2-1. /Telegrafi/