Hidhet poshtë ankesa e Telekomit, Devolli përfundimisht merr 26 milionë eurot

E publikuar: 03/04/2017 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Telekomit të Kosovës i është hedhur poshtë ankesa, pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, ku u dënua me 26 milionë euro për shkak të mosrespektimit të kontratës me operatorin mobil, Z-Mobile, pronë e biznesmenit Blerim Devolli.
“Gjykata e Lartë Angleze, me seli në Londër, ka hedhur poshtë ankesën e Telekomit të Kosovës ndaj vendimit të Tribunalit të Arbitrazhit të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC), është bërë e ditur sot nga kjo gjykatë. Me anë të një njoftimi thuhet se “gjykatësi ka gjetur se paraqitësi i ankesës, përkatësisht Telekomi i Kosovës nuk ka bazë për ankesë dhe se Vendimi i Tribunalit mbetet në fuqi”, thuhet në shkrimin e faqes zyrtare të Z-Mobile në Facebook.

“Përveç tjerash Gjykata e Lartë Angleze ka caktuar masën e kompensimit të shpenzimeve dhe për këtë rast ndaj Dardafon.net L.l.c, në shumën prej 65 mijë funtesh” thuhet në njoftimin e cituar nga Z-Mobile.

Protect Your Users and Brand with Quality Control Tools for Publishers
Ndërsa ky operator mobil, pasi është konfirmuar vendimi i marrë pro tij, presin të rikthejnë marrëdhëniet normale me Telekomin dhe, siç thotë Z – Mobile, kërkojnë rikthim të partneritetit të mirëfilltë e profesional. /Express/