Heton gjymtimin e organeve të femrave në Iran, antropologu dënohet me 9 vjet burg

E publikuar: 13/12/2020 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një gjykatë në Iran dënoi antropologun britaniko-iranian Kamil Ahmadi me nëntë vjet burg, duke e akuzuar atë për punë kërkimore “përmbysëse”, njoftoi agjencia Tasnim.

Kamil Ahmadi gjithashtu u gjobit me 600.000 euro, e cila është shuma, sipas autoriteteve iraniane, që ai mori për kërkimet e tij nga institucionet që duan të përmbysin qeverinë iraniane.

Ahmadi, një kurd etnik që hetoi çështje të diskutueshme të tilla si martesa e fëmijëve dhe gjymtimi i organeve gjenitale të grave në Iran, u arrestua në gusht 2019, por u la me kusht tre muaj më vonë.

Pasi u arrestua, gruaja e tij i tha Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Iran, e cila është e vendosur në Nju Jork, se puna e tij ishte e pavarur dhe se u botua me miratimin e Qeverisë.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Iranin për arrestimin e dhjetëra njerëzve me shtetësi të dyfishtë në mënyrë që të marrë koncesione të caktuara nga vendet e tjera, të cilat Teherani vazhdimisht i mohon.