Hetimi i SHIK-ut, proces i vështirë

E publikuar: 21/03/2015 10:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deklarata e anëtarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi, se SHIK-u ka uzurpuar jo vetëm PDK-në, por edhe institucionet e Kosovës, ka nxitur opozitën që të kërkojë edhe nga deputetët e koalicionit që ta votojnë kërkesën për një komision hetimor ndaj SHIK-ut. Ligjvënësit opozitarë kërkojnë vetëdijesim për rrezikshmërinë nga kjo organizatë.

Formimi i komisionit hetues parlamentar me qëllim të hetimit dhe zbardhjes së veprimtarisë së Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), si kërkesë e deputetëve të partive opozitare, ka mbetur në gjysmë për shkak të pamjaftueshmërisë së votave të deputetëve për t’u aprovuar sipas legjislacionit, me 40 nënshkrime të deputetëve.

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, thotë se deputetët e PDK-së dhe të LDK-së janë ata që po e mbajnë peng përmbushjen e numrit prej 40 nënshkrimesh, sa duhet për t’u themeluar ky komision.