Hetemaj shënon gol të bukur me kokë ndaj Torinos (Video)

E publikuar: 19/11/2017 16:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përparim Hetemaj ka shënuar gol për skuadrën e tij Chievo në ndeshjen e kësaj fundjave në Serie A ndaj Torinos.

Pasditja e së dielës e ka parë skuadrën e Chievos të udhëtoj te Torinos për ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit italian.

Në këtë takim pjesë e formacionit titullar për mysafirët është edhe mesfushori me prejardhje shqiptare, Përparim Hetemaj.

Por, përveç inkuadrimit në formacionin titullar, Hetemaj ka lënë gjurmë në këtë ndeshje, duke shënuar edhe gol.

Hetemaj ka shënuar golin e parë në ndeshje, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi 1-0 në minutën e 14-të.

Mesfushori drenicas ka shënuar gol të bukur me kokë dhe ky ishte goli i tij i dytë në këtë sezon në Serie A. /Telegrafi/