Heshtje morti në PDK – askush nuk po flet pas skandalit të Brovinës

17.05.2019 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Heshtje morti në PDK – askush nuk po flet pas skandalit të Brovinës

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli, ka qenë njeriu i fundit që ka folur për skandalin e Flora Brovinës. Veseli është deklaruar mbrëmë [enjten] në orët e vona, ndërkohë sot gjatë gjithë ditës kampin e tij e ka përshkruar një heshtje morti.

Asnjë zyrtar i kësaj partie nuk është bërë i gjallë sot, edhe përkundër faktit se deputetja e tyre po zë faqet e para të gazetave për skandalin e shkaktuar në Kuvendin e Kosovës.

Nuk ka reaguar asjnë figurë e lartë e PDK’së, e as të zëshmit e partisë, Blerand Stavileci, Memli Krasniqi e Uran Ismaili e zyrtarë tjerë përfshirë deputetët e këtij subjekti.

Kjo mbase me urdhër të Veselit, i cili mbrëmë tha që ajo që ka bërë Flora Brovina të enjten në Kuvendin e Kosovës, është një vendim individual i saj, për të cilin bartë përgjegjësi.

Veseli në deklaratat e bëra dje është distancuar plotësisht nga deputetja Brovina, duke thënë se për veprimin e ndërmarrë në Kuvend, nuk kishin fare dakordim.

I vetmi zyrtar i PDK’së që ka folur është Arben Gecaj i cili ka thënë se partia politike duhet të ketë organe, sistem dhe para e gjithash planifikim të veprimeve deri ne detaje, e sidomos ne Kuvend. Ai ka thënë se ajo që ka bërë Brovina është mashtrim.

“Veprimi i deputetes sot, pa paralajmërim ne mbledhje te grupit parlamentar, spontan dhe plotësisht manipulativ ka shkatrruar shume. Po ashtu, grupi parlamentar i partisë duhet të marrë përgjegjesinë. Sot kemi ra në provim, edhe atë me pjesen me te ndiejshme te vendit tonë. Sot u dhunuan edhe njeher te gjitha viktimat, familjaret dhe mbijetuarit.

Deputetja Brovina qe sonte duhet te dorëhiqet. Partia Demokratike duhet te reflektojë, sonte te kerkoje falje dhe te ketë shumë kujdes.

Antaresia e saj është tejet e mllefosur” ka shkrur ai.

Gecaj deri më tani ka mbetur i vetmi që ka folur nga PDK pos Veselit.

Ndërkohë Brovina gjatë ditës së stome është intervistuar nga Prokuroria në cilësinë e të dyshuarës, e në një konferencë për media, ka thënë se nuk i besohet që një fotografi e tillë mund të jetë e falsifikuar.

Madje Brovina ka thënë se atë fotografi në zarf ia ka dhënë ish-deputetja e LDK’së, Mevlyde Saraçi, në vitin 2003, në cilësinë e nënkryetares së Komisionit për Persona të Zhdukur.

Publikimi i fotografisë ku shihet një skenë dhunimi, ka prodhuar një skandal të madh në Kosovë, pasi është gjetur që ato pamje janë shkëputur nga një film pornografik i gjiruar diku në Irak./GazetaExpress/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Përplasen mes vete zyrtarët e LDK-së dhe AAK-së në Facebook

Përplasen mes vete zyrtarët e LDK-së dhe AAK-së në Facebook

Krejt deputetët e ministrat lëvizin lirshëm, pasojat e vizave i vuajnë veç qytetarët e Kosovës

Krejt deputetët e ministrat lëvizin lirshëm, pasojat e vizave i vuajnë veç qytetarët e Kosovës

Lekaj i reagon Mustafës: Ka ikur koha kur keni ndikuar në drejtësi, Facebook’u ju la në shtëpi

Lekaj i reagon Mustafës: Ka ikur koha kur keni ndikuar në drejtësi, Facebook’u ju la në shtëpi

Brenda korrikut përfundojnë zgjedhjet në LDK 

Brenda korrikut përfundojnë zgjedhjet në LDK 

Përfundon seanca ndaj 23 të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë, vendimi brenda 48 orëve

Përfundon seanca ndaj 23 të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë, vendimi brenda 48 orëve