Hertha Berlin – Werder Bremen: Rashica në formacionin startues

E publikuar: 07/03/2020 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Werder Bremen ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen kundër Hertha Berlin.

Werder luan në udhëtim te skuadra e Herthas, në kuadër të xhiros së 25-të në Bundesliga, shkruan lajmi.net.

Rezultati pozitiv është synimi i vetëm për dy skuadrat, pasi ndeshja luhet direkt për mbijetesë.

Për këtë ndeshje të rëndësishme, nga minuta e parë do të jap kontributin e tij edhe ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.

Aktivizimi i Rashicës është lajm i mirë për kombëtaren Dardane, në prag të sfidës me Maqedoninë Veriore.

Ndeshja mes Hertha Berlin e Werder Bremen luhet me fillim nga ora 15:30.