Herlond Shala i jep një pikë Kasimpasas

E publikuar: 28/08/2016 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Start perfekt i Herolind Shalës në Superligën e Turqisë. Në ndeshjen e tij të dytë në radhët e Kasipasas, mesfushori shqiptar shëgoi golin e parë në barazimin 1-1 me Adanasporin, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit. Në minutën e 19 të takimit, pas një sulmi të gjatë të skuadrës vendase Shala përfitoi nga pasiguria e një mbrojtësi për të spastruar zonën duke e devijuar topin drejt rrjetës.

E ligjshme festa e 24-vjecarit, që shënoi golin e tij të parë në në Superligën e Turqisë, teksa në humbjen me Trabzonsporin u aktivizua në pjesën e dytë.

Gjithsesi në minutën e 66-të Diniz i Adanasporit barazoi rezultatin, me vendasit që e patën të pamundur për të gjetur një tjetër gol që t’ jepte tri pikët në minutat e mbetura.

Mesfushori shqiptar qëndroi në fushë deri në mimutën e 78-të për t’u zëvendësuar nga kamerunasi Etoundi.

Herolind Shala ka qenë pjesë e Shqipërisë që nga viti 2013, teksa fillimisht luajti me Shpresat kuqezi, ndërsa kohët e fundit vendosi të përfaqësojë Kosovën, me të cilën pritet debutojë me Finlandën në ndeshjen e parë të Grupit I kualifikues të Rusi 2018.