“Herkuli i Vushtrrisë” rrotullon veturën pa kurrfarë problemi (Video)

E publikuar: 20/11/2017 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bujar Muli i njohur si “Herkuli i Vushtrrisë”, ka publikuar një video të re në llogarinë e tij në Facebook, ku shfaqet si gjithmonë në formë të mirë fizike, duke rrotulluar një veturë të tipit Volkëagen Caddy (pick-up).

Kjo nuk është hera e parë që Muli publikon video të ngjashme. Ai kohë më parë pati publikuar një video ku litarin e lidhur në veturë e kishte mbështjell në bel, dhe më pas ishte kapur në shtyllën elektrike, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa shoferi mundohej ta niste veturën, ajo as që lëvizte as edhe një centimetër për faktin se i fuqishmi nga Vushtrria nuk po e lëshonte shtyllën elektrike, dëshmi kjo që ai vërtet është shumë u fuqishëm. /Telegrafi/