HERE ka plane përtej makinave të automatizuara

E publikuar: 16/09/2017 20:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

HERE, kompania e shquar e hartave dixhitale në pronësi të konsorcium gjerman të automobilave, planifikon të zgjerojë biznesin e saj nga shërbimet e navigimit në makinat me sistem vetëdrejtimi tek dronët dhe robotët e avancuar shprehej shefi ekzekutiv i kompanisë Edzard Overbeek.

“Strategjia jonë përfshin jo vetëm sistemet e automatizuara por edhe sendet e automatizuara,” tha Overbeek në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Konsorciumi i përbërë nga Daimler, Volkswagen dhe BMW bleu HERE nga Nokia për 2.8 miliard Euro në 2015-ën për të integruar shërbimet e saj në makinat me sistem vetëdrejtimi.

Intel mban 15% të aksioneve ndërsa kompani të tjera që kanë pjesë Tencent, Navinfo dhe GIC.

Që nga blerja e HERE nga prodhuesit Gjermanë, kompani të tjera si aleanca Renault-Nissan kanë shprehur interes për tu bërë pjesë e këtij biznesi.

Megjithatë vëmendja kryesore e kompanisë janë makinat me sistem vetëdrejtimi. Ekzekutivi tha por krijohet një hartë për qytetin e Shtutgartit e cila do të mundësojë ndërtimin e sistemeve autonome për makinat.

Të dhëna nga radarët, kamera standarde the sensor lazer 3D në mijëra makinat do të përdoren për të përditësuar vazhdimisht këto lloj hartash nëse ka ndryshime të shenjave të qarkullimit.

Dhjetëra qytete në Evropë dhe SHBA janë në këtë listë. Deri më 2025-ën, 95% e infrastrukturës së hartave HERE do të përditësohet automatikisht. /PCWorld Albanian