Hera e parë që Karnavali i Rios udhëhiqet nga një e huaj, i priu një britanike (Video)

E publikuar: 11/02/2018 08:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samantha Flores është valltarja britanike, që ka udhëhequr Karnavalin e Rios.

Si pjesë e shkollës së vallëzimit samba, ajo është bërë e para udhëheqëse e huaj, që i prin këtij organizimi të përvitshëm, të nisur para 78 vitesh në Rio të Brazilit, transmeton Telegrafi.

Megjithëse shumë i pëlqen të vallëzojë, 37-vjeçarja nuk ka mbajtur kurrë ndonjë orë profesionale, por lëvizjet i ka mësuar duke shikuar të tjerët dhe dëgjuar muzikë.

Shumë njerëz ishin skeptik, që ajo të udhëheqë si duhet këtë organizim që për vendasit ka rëndësi të veçantë.

“Invazion britanik”, ka qenë titulli i një mediumi, lidhur me pjesëmarrjen e saj, por në përgjethësi reagimi për të ishte pozitiv.

Për herë të parë, Flores kishte shkuar në Brazil si turiste dhe u dashurua shumë me këtë vend, që menjëherë e quajti shtëpi.

Që atëherë, ajo është e rregullt në karnavale dhe festivalet e shumta, ku vallëzimi është aktivitet kryesor. /Telegrafi/