Hera e parë pas lindjes që Tuna zhvishet kaq shumë! Ja sa në formë duket

E publikuar: 22/03/2018 08:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dikush e lavdëron, dikush mundohet ta shaj e gjëra të tjera, por Tunën sigurisht këto llafe nuk e ndalin që të jetoj jetën e saj ashtu siç ajo dëshiron.

 Tuna vitin që lamë pas u bë nënë për herë të parë, duke sjell në këtë jetë frytin e dashurisë së saj me Patris Berishën. Djalin e tyre çifti e kanë emëruar Tian, dhe ai po rritet mjaftë bukur pranë të dy prindërve të tij, shkruan “Kosovarja”.

E, e ëma e Tianit, Tuna pas lindjes mbeti me ca kile më shumë. Por, duket se dita-ditës asaj kilet që i mbetën nga shtatzënia iu kanë larguar. Tashmë lirisht mund të themi se edhe Tuna ka bërë një trup për lakmi.

Ne ua sjellim disa foto që po qarkullojnë nëpër internet e që vërtet Tuna duket me forma trupore aq në nivel, sikur të mos kishte lindur fare.