Henry: Arsenal, kështu mposhtet Barcelona

E publikuar: 22/02/2016 19:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Henry: Arsenal, kështu mposhtet Barcelona

Arsenal dhe Barcelona do të përballen të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve. Thierry Henry, i cili ka luajtur për të dy skuadrat, i ka treguar skuadrës së Arsen Wengerit se si duhet të luajnë ndaj kampionit të Evropës dhe Spanjës.

“Duhet ta pranojnë faktin që do ta kenë vetëm 30 pëqrind të posedimit të topit, andaj duhet të jenë shumë efikas sa herë e kanë në pronësi. I gjithë ekipi duhet të mbrohet dhe lojtarët e krahur duhet të luajnë më shumë në pjesën e fushës së tyre”, u shpreh Henry.

“Arsenali duhet të jetë i gatshëm që të sakrifikojë pjesë të lojës sulmuese si vendas ashtu edhe mysafir. Ata duhet të jenë të guximshëm me topin, të jenë kompakt, të luajnë në kundërsulme dhe të shënojnë sa herë që janë në zonën e Barcelonës”, shtoi ai.