Hëngri 16 plumba por kjo i mjaftoi të fitonte 5.5 milionë $

E publikuar: 25/03/2015 19:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

SHBA- Ishte një ditë normale 11 shkurti i vitit 2012, kur Dustin Theoharis, u zgjua nga gjumi, por përfundoi duke u qëlluar me një breshëri plumbash nga dy policë.

Të shtënat në fakt, ishin një gabim. Policët të cilët ishin duke kërkuar për dikë tjetër, menduan se Theoharis ishte duke kërkuar për një armë, por ai ishte duke shikuar për portofolin.

Vite më vonë, edhe pas fitimit të dy padive që arrijnë në vlerën 5.5 milionë $ kundër shtetit të Uashingtonit, Dustin ende vuan. Ai e humbi punën e tij, e ka të vështirë të shoqërohet për shkak të stresit post-traumatik që i shkaktuan, dhe mezi mund të lëvizë krahun e tij të majtë dhe dorën.

“Ajo që bëjnë ata është një punë e vështirë. Ndonjëherë ata bëjnë gabime”, tha ai për “Seattle Times” në intervistën e tij të parë.

Por gabimet e policëve ishin gjigante. Theoharis ishte duke marrë një sy gjumë në një apartament që ai e kishte marrë me qira në shtëpinë e shokut të tij, Cole Harrison në Auburn, Uashington. Policia ishte në kërkim të djalit të Harrisonit, një kriminel i dënuar. Por zëvendës-sherifi i qarkut Aaron Thompson dhe oficeri Kristopher Rongen gjetën Dustinin në vend të tij.

“U zgjova dhe pashë se kisha përballë dy djemtë në derë. Ata më pyetën për ID dhe unë shkova të merrja portofolin, dhe në këtë çast u qëllova”, shpjegoi Dustin.

Oficerët hapën zjarr, duke e qëlluar Theoharisin në fytyrë, në krahë dhe në të dy këmbët e tij. Theoharis i paditi ata me 20 milionë dollarë, por në përfundim u ra dakord që shteti t’i paguajë atij 5.5 milionë $.

Thompson dhe Rongen kurrë nuk u akuzuan, ndërkohë që jeta e Dustin, nuk mund të jetë më e njëjtë, pavarësisht se ai përpiqet që të shohë anën pozitive të të gjithë kësaj ngjarjeje tragjike, faktin që mbijetoi.3