Hendboll, Prishtina eliminohet nga Kupa Evropiane

E publikuar: 20/12/2020 22:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

KH Prishtina e ka humbur edhe ndeshjen e dytë të raundit të tretë të Kupës Evropiane, ka bërë të ditur Federata e Hendbollit të Kosovës.

Të dielën në Athinë, Prishtina humbi me rezultat të lartë, 41:8. Në lojën e Prishtinës nuk ka funksionuar thuajse asgjë dhe ajo i jep fund aventurës evropiane për këtë edicion.

Albi Gjuka shënoi tri gola për Prishtinën, Agon Bajqinovci dy, ndërsa nga një e shënuan Lulzim Shabani, Arben Dugolli e Rifat Visoka.

Ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën, Prishtina e humbi me 37:19.