Hëna është goditur nga një meteor, derisa po kalonte nëpër një eklips të plotë (Video)

E publikuar: 25/01/2019 16:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jamie Cooper nga Northamptonshire e Anglisë, ka  arritur ta kapte momentin e rrallë, kur një meteor e ka goditur hënën, teksa po kalonte nëpër një eklips të plotë.

Fenomeni që njihet edhe si ‘super eklipsi i përgjakshëm’ ishte i pari për vitin 2019, që e errësoi krejtësisht hënën, skenë e rrallë që nuk do të shihet deri më 26 maj të vitit 2021, transmeton Telegrafi.

Në ato qaste, hëna ndodhej më së afërmi orbitës së Tokës, duke bërë që të duket edhe më masive.

Agjencitë që merren me zhvillimet në satelitin tonë më të afërt, kanë gjetur se derisa po ndodhte eklipsi, sipërfaqja lunare është goditur nga një objekt.

Fotografi Cooper, as që i kishte shkuar mendja, se çfarë momenti të rrallë kishte kapur në kuadër, duke menduar se vetëm po filmon errësimin.

Objektivi me 2,000 milimetra që i është vënë kamerës së teleskopit, ka kapur edhe goditjen e hënës nga meteori.

“Eklipset nuk janë të rralla, sepse ndodhin për çdo vit. Veçanti është nëse goditen prej meteorëve. Jam me fat, që shkrepa pikërisht në atë moment” ka thënë Cooper.

Imazhi i rritur 200 për qind, e tregon këtë moment që nuk ka arritur të kapet ndonjëherë në objektiv. /Telegrafi/