Helmohen 400 punëtorë në Tetovë

E publikuar: 31/03/2017 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbi 400 njerëz mbrëmë janë helmuar në fabrikën e ulëseve për vetura “Lear “ në zonën e lirë ekonomike në Tetovë.

Sipas informatave, i tërë ndërrimi përfunduan në spitalin klinik të Tetovës derisa momentalisht këtë spital po e ruajnë shumë forca policore.

Këtë informacion e ka konfirmuar edhe MPB-ja, shkruan Televizioni Koha.

Edhe më tej nuk ka detaje se për çfar lloji të helmimit bëhet fjalë dhe si është gjendja shëndetësore e të helmuarve.