Helmimi nga ushqimet

E publikuar: 31/07/2015 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ngrënia e ushqimeve disa orë pasi ato janë gatuar mund të sjellë dhe helmimin në këto temperatura të larta. Gjithashtu një tjetër shkak i helmimit është dhe konsumimi i ushqimeve të përgatitura apo të ngrira të skaduara.

Shumë kompani në Shqipëri por dhe më gjerë, nuk janë të sakta me datën e skadencës ose i mashtrojnë konsumatorët. Një rast i tillë është zbuluar dhe disa muaj më parë në qytetin e Fierit, ku pijet dhe ushqimet e skaduara u ndryshohej data e skadencës.

Por cilat janë simptomat që tregojnë se jeni helmuar nga ushqimi dhe duhet të shkoni në spital? Shenja e parë është e vjella. Jo më shumë se pas 60 minutave, stomaku e ka të pamundur të pranojë një ushqim i cili është i skaduar apo ka baktere. Do të ndjeni dhe dhimbje në stomak apo shqetësime në kokë. Të gjitha këto raste tregojnë se keni ngrenë një ushqim i cili ka baktere. Në çdo rast nuk duhet ti besoni vetëm mënyrave tradicionale, por duhet të shkoni tek mjeku për të parë se sa është niveli i helmimit dhe nëse u është helmuar gjaku.

Helmimi
Nëse ushqimin e lini për më shumë se 2 orë në temperature 20-45 gradë, atëherë më shumë mundësi ai do të preket nga bakteret që sjellin helmim. Ushqime me lëng, mishi, mishi i pulës dhe mishi i derrit, peshku, karkalecat, midhjet, djathi dhe orizi mund t’ju helmojnë nëse i lini për më shumë se 2 orë në ambient normal.

Çfarë duhet të bëni?
Këshilla e parë që të mos helmoheni nga ushqimet është që pas gatimit, të vendosen në temperatura të freskëta. Këshillohet që pas 20 minutash, gjella të vendoset në frigorifer. Edhe ushqimet që blini të përgatitura apo ato që porositni duhet të vendosen ne frigorifer pasi rrezikojnë të preken nga bakteret.

Pasi të keni gatuar dhe ti keni vendosur ushqimet në frigorifer, këshillohet që ti konsumoni të ftohta, direkt nga frigoriferi, pasi nëse ngrohen në mikrovalë, ato mund të marrin baktere nga ambienti. Gjithashtu enët që gatuani duhet t’i lani me ujë të ngrohtë përpara se ti përdorni. Kujdesi më i madh duhet të tregohet me ushqimet e fëmijëve, pasi ata mund të helmohen shumë më shpejt se një i rritur.

Ushqimet që duhet patur kujdes
Gjellët me lëng
Mishi i pulës
Mishi i derrit
Karkalecat
Peshku
Midhjet
Djathi
Orizi

Këshillat në temperaturat e larta

Vendosni ushqimet në frigorifer
Lani enët përpara se të gatuani
Ushqimet jo më shumë se 2 orë jashtë frigoriferit
Kujdes me përdorimin e ilaçeve kur hani ushqim
Kujdes me ushqimet që blini të ngrira
Kontrolloni datat e skadencës
Mos konsumoni ushqime që janë në prag të skadencës
Kosi dhe djathi, preken më shpejt nga bakteret
Produktet e detit në ambient normal, preket pas 30 minutash nga bakteret
Ushqimi i gatuar nuk këshillohet të hahet menjëherë
Ringrohni ushqimet në temperature 80 gradë
Kur jeni sëmurë, përgatisni vet ushqimin
Mos i përdorni enët për gatimin e disa gjellëve pa i larë ato.