Helmim masiv nga gazi

E publikuar: 07/04/2015 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhjetëra banorë të zonës së Marinzës në Shqipëri janë dyndur në ambulancën e kësaj zone, duke u ankuar se janë të helmuar nga shpërthimi i gazit.
Ata janë ankuar të martën përpara ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, që ka qenë në këtë zonë pas shpërthimit të gazit.

Edhe pse zyrtarët kishin deklaruar më herët se gazi nuk është helmues, banorët thonë se kanë probleme.

Një banori tha se e gjithë familja i është helmuar.

Beqaj konfirmoi se 12 persona nga zona e shpërthimit janë shtruar në spitalin e Fierit.

“Na thonë se i ngatërrojmë simptomat me virozat e stinës,” tha një banor.

“Na kanë lënë në harresë,” u ankua një tjetër.

Ndërkohë kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Dael Dervishi, tha se faji është i Bankers Petroleum.

Sipas tij, tragjedia mund të ishte parandaluar.