HELLO 2 lançohet në Kickstarter, financohet me 700%

E publikuar: 18/10/2018 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi përfitoi investime me vlerë prej gjysmë milion dollarësh nga platforma Kickstarter dhe IndieGogo dhe financuar me 1400% për gjeneratën e parë të platformës HELLO, suksesi i Inovacionit të Vitit në edicionin e 5-të të ICT Awards është i destinuar të përsëritet.


Fushata e lançuar për gjeneratën e dytë të HELLO në Kickstarter më 9 Tetor arriti objektivin e saj në vetëm 36 minuta dhe deri tani ka kaluar vlerën e financimit me 700%.

HELLO 2 u prezantua për herë të parë në Shkurt vjen për të përmirësuar edhe më tej mënyrën e komunikimit.


Produkti i parë i kompanisë, HELLO, ishte një pajisje e cila transformonte çdo TV në platformë video conferencing. Është një pajisje e zgjuar “all-in-one” e cila mbështet video 4K, wireless screen sharing, live broadcasting dhe shumë funksione të ndryshme.

Solaborate është themeluar 2011 nga Labinot dhe Mimoza Bytyqi, vëlla e motër, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për PCWorld.al, themeluesit e Solaborate ndanë eksperiencën e tyre që nga emigrimi në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara.

Në një intervistë të dytë për PCWorld.al, Labinot Bytyqi foli për risitë e HELLO 2 dhe të ardhmen e këtij produkti që po rezulton po aq i sukesshëm sa edhe paraardhësi.

HELLO 2 do të transformojë çdo TV në një pajisje komunikimi për video konferencat, transmetime live, me asistentët Alexa dhe Google të përfshirë.

HELLO 2 diferencohet nga pajisja e gjeneratës së parë nga shumë karakteristika të reja, si për shembull: Përkrahja e disa Asistentëve vokalë (Voice Assistants), shpejtësia më e lartë e pajisjes, katër mikrofona, kamera me lëvizje automatike, kënd i gjerë i pamjes prej 112 gradë dhe Night Vision, siguri të lartë të privatësisë, si dhe protokolle të reja në aspektin e automatizimit në shtëpi. /PCWorld Albanian