Heliporti i parë në Kosovë hapet në Gjilan

E publikuar: 06/08/2015 21:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kompleksin turistik, Vali Ranch që gjindet në Përlepnicë të Gjilanit sot është bërë promovimi i heliportit të parë ndërkombëtar në vend.

Me këtë rast kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ky heliport do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Nga ana e tij pronari i kompleksit turistik Vali Ranch, Fehmi Fetahu, ka thënë se ndjehet shumë i lumtur që heliporti i parë në Kosovë po hapet në Gjilan në resorin e tij turistik.

Kurse Burim Dinarama, drejtor i Departamentit të Aerodromeve, pranë autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, ka thënë se në dukje është një heliport i vogël, por për Kosovën është shumë i madh.