Helikopteri i pronarit të Leicesterit rrëzohet dhe merr flakë jashtë stadiumin King Power pas ndeshjes ndaj West Hamit

E publikuar: 28/10/2018 02:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ngjarja që ka pushtuar mediat botërore është ajo që ndodhi pas barazimit të Leicester Cityt dhe West Ham Unitedit.

Helikopteri i pronarit të Leicesterit, Vichai Srivaddhanaprabha, është rrëzuar në parkingun e stadiumit King Power pas ndeshjes.

Pas rrëzimit helikopteri ka marrë flakë, por ende nuk dihet nëse numri një i klubit anglez ishte brenda tij.

Helikopteri ka dal nga kontrolli pak metra pas ngritjes dhe raportimet e para thonë se kishte problem teknik në bishtin e tij.

Në rrjete sociale janë publikuar disa fotografi ku shikohet se helikopteri kishte marrë flakë dhe kjo vetëm sa ka shtuar panikun.

Helikopteri në fjalë është përdorur gjithmonë vetëm nga familja e Srivaddhanaprabha, por në ndeshjen në fjalë ai ishte i vetëm në tribuna.

Vichai Srivaddhanaprabha është biznesmen nga Tajlanda, në shkurtin e 2011 bleu Dhelprat dhe pas investimeve të mëdha, skuadra e tij fitoi titullin e Ligës Premier në sezonin 2016/17. /Telegrafi/