Helikopter për FSK-në? (Foto)

E publikuar: 02/03/2016 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në grup në rrjetet sociale nën emrin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK) ka postuar një fotografi të një pjesëtari të FSK-së pranë një helikopteri.

Aty thuhet se helikopteri është donacion i dhuruar nga KFOR-i turk.

Por Ibrahim Shala, zëdhënës i ministrisë së FSK-së thotë për lajmi.net se as grupi nuk menaxhohet prej tyre, e as helikopter thotë se nuk kanë marr donacion.

Shala bënë të ditur se ata po kanë vështirësi ta mbyllin këtë grup i cili poston në emër të tyre.

Ndryshe, Kosova nuk ka helikopter të asnjë lloji. Të tillë në Kosovë ka vetëm KFOR-i. / Lajmi.net/