Heldt i drejtohet VV-së e LDK-së: Mblidheni parlamentin, qeveria të formohet sa më shpejt

04.12.2019 17:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Heldt i drejtohet VV-së e LDK-së: Mblidheni parlamentin, qeveria të formohet sa më shpejt

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka kërkuar që Qeveria e re e Kosovës të formohet sa më shpejt, pasi që ka shumë punë që duhet bërë.

Heldt ka pasur një kërkesë për klasën politike në vend, në veçanti për fituesin e zgjedhjeve, VV-në, e cila ende nuk po arrin të formojnë qeverinë. Ai kërkon që Kuvendi të mblidhet sa më shpejt.

“Në këtë rajon ekziston konkurrenca. Ku duam të jemi pas 10 ose 20 vjetësh. Këto ndoshta janë disa nga çështjet e para që duhet theksuar. Ekziston një numër i madh i sfidave premtuese me të cilat mund të përballet qeveria e ardhshme. Formojeni këtë qeveri sa më shpejt që është e mundur, mblidheni Parlamentin pasi ka shumë punë që duhet bërë. Arsimi është kyç, pastaj tregu i punës”, ka thënë ai.

Tutje, Heldt ka shtuar se në Kosovë ka gjëra që vërtet mund dhe duhet të trajtohen.

“Ekziston një sfidë që mund të përmbushet po që ndodhet jashtë vendit e që është keqkuptimi që ka të bëjë me imazhin. Njerëzit e kanë mendimin se Kosova është një vend i dalë nga lufta, por kjo ndryshon sapo njerëzit vijnë në Kosovë. Ka gjëra që vërtet mund të trajtohen këtu, së pari është çështja e aftësive të tregut, arsimimi, a është gjithmonë e nevojshme për të pasur një diplomë. Si mund të marrin staf të kualifikuar, këta nuk janë akademikët, por teknikët. Ka të bëjë me aftësimin e fuqisë punëtore. Pika tjetër, besueshmëria e furnizimit me energji elektrike. Një pikë tjetër si infrastruktura ligjore, juridike, investitorët u duhet të presin me vite për të marrë vendimin për të vazhduar me një projekt”, tha ai,transmeton Lajmi.net.

Kujtojmë se VV-ja dhe LDK-ja si dy partitë e para në zgjedhje, kanë një muaj kohë pas certifikimit të rezultatit që të nënshkruajnë marrëveshje dhe të formohet Qeveria e re.

Në bazë të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda 30 ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Këto janë fjalët e Kadri Veselit, pas intervistimit nga Gjykata Speciale

Këto janë fjalët e Kadri Veselit, pas intervistimit nga Gjykata Speciale

Pamjet e frikshme, pasi shpërthen pika e karburantit

Pamjet e frikshme, pasi shpërthen pika e karburantit

Përfundon intervistimi i Kadri Veselit nga Specialja

Përfundon intervistimi i Kadri Veselit nga Specialja

ATK mbledh 43.7 milion euro të hyra më shumë se viti i kaluar

ATK mbledh 43.7 milion euro të hyra më shumë se viti i kaluar

Apostolova porosi Kurtit e Mustafës: Qytetarët kanë nevojë për institucione të reja

Apostolova porosi Kurtit e Mustafës: Qytetarët kanë nevojë për institucione të reja

Ligji i Pagave: Nesër mblidhen Këshillat Drejtues të tri sindikatave

Ligji i Pagave: Nesër mblidhen Këshillat Drejtues të tri sindikatave

Nga KGB-ja është vrarë Kamy!?

Nga KGB-ja është vrarë Kamy!?

Thaçi iu reagon ndërkombëtarëve nga Reçaku: Heshtja e juaj ia hapi gojën Vuçiqit që të mohojë masakrën

Thaçi iu reagon ndërkombëtarëve nga Reçaku: Heshtja e juaj ia hapi gojën Vuçiqit që të mohojë masakrën

E thotë Rute se Shqipëria nuk është gati për hapjen e bisedimeve me BE-në, ndërsa Maqedonia e Veriut është më afër

E thotë Rute se Shqipëria nuk është gati për hapjen e bisedimeve me BE-në, ndërsa Maqedonia e Veriut është më afër

Kadri Veseli nga Specialja po intervistohet për më shumë se 2 orë e gjysmë

Kadri Veseli nga Specialja po intervistohet për më shumë se 2 orë e gjysmë

Kurti: Po shkelet nga pushtete e individë të fortë kodi i humanizmit

Kurti: Po shkelet nga pushtete e individë të fortë kodi i humanizmit

Pacolli: Ndarja e Nobelit për Handken, turp Evropa harroi çfarë ndodhi në Kosovë, Bosnje e Kroaci

Pacolli: Ndarja e Nobelit për Handken, turp Evropa harroi çfarë ndodhi në Kosovë, Bosnje e Kroaci

Me letër të hapur Monego i është drejtuar Presidencës, Qeverisë dhe BQK-së

Me letër të hapur Monego i është drejtuar Presidencës, Qeverisë dhe BQK-së

Haradinaj regjistrohet në Kuvendin e Kosovës

Haradinaj regjistrohet në Kuvendin e Kosovës

Patjetër Liverpooli duhet ta mposht RB Salzburugt – formacionet

Patjetër Liverpooli duhet ta mposht RB Salzburugt – formacionet

Presidenti i Maqedonisë Veriore: Nga BE të ekzistojë mundësia që anëtaret e reja të përjashtohen

Presidenti i Maqedonisë Veriore: Nga BE të ekzistojë mundësia që anëtaret e reja të përjashtohen