Heldt i bashkohet thirrjes së Vjosa Osmanit pas shqetësimeve për rastet e shtuara me COVID-19

E publikuar: 28/06/2020 18:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori Gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka reaguar pas një postimi të kryeparlamentares, Vjosa Osmani, e cila i bëri thirrje Qeverisë të tregohet e vëmendshme pas rasteve të shtuara me COVID-19 në Kosovë.

Held ka falënderuar Osmanin, e cila ka ngritur këtë shqetësim, ndërsa ka thënë se parandalimi i pandemisë është i rëndësishme pasi sipas tij të gjithë i dimë kapacitet e trajtimit.

“Faleminderit Vjosa Osmani për ngritjen e kësaj. Parandalimi është kaq i rëndësishëm me kapacitetet e trajtimit që ne të gjithë i njohim. Njerëzit duhet të vazhdojnë të distancohen, të bartin maska dhe të respektojnë rekomandimet themelore të IKSHPK-së. Është e mërzitshme, por shpëton jetë. Korona nuk është vetëm një grip. Bëhu përgjegjës”,ka shkruar Held në Twitter ku ka shpërndarë edhe postimin e Osmanit.