Hekuran Krasniqi dhe Genci sjellin këngën “Nuk mundem”

E publikuar: 12/04/2019 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hekuran Krasniqi dhe Genci kanë sjell projektin e ri muzikor.

Këngëtari nga Prizreni, Hekuran Krasniqi dhe Genci kanë publikuar këngën e re të finalizuar edhe me videoklip.

“Nuk mundem”, titullohet projekti i ri i tyre i realizuar me një klip unik, ku tanimë mund ta gjeni në platformën YouTube.

Tekstin e këngës e ka shkruar Hekurani dhe Adelina Xharrahu, muzikën dhe orekstrimin e ka bërë vetë këngëtari kurse për kitarë u përkujdes Astrit Stafa.

Theksojmë se këngëtari ka publikuar disa bashkëpunime në vitin e kaluar, por nuk kanë munguar edhe këngët solo.