Heerenveen ia cakton çmimin e largimit Arbër Zenelit, yllin e Kosovës e duan në Turqi, Francë, Itali e Angli

E publikuar: 10/01/2019 22:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arbër Zeneli është njëri nga futbollistët më të mirë në kampionatin holandez.

Sulmuesi i talentuar nga Kosova, po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme, duke shënuar katër gola dhe duke dhuruar 10 asistime.

23-vjeçari ëhtë futur në vitin e tij të fundit të kontratës me klubin holandez Heerenveen dhe ofertat për të nuk po mungojnë.

Zeneli nuk ka pranuar ende rinovimin me klubin holandez kontrata e së cilit skadon në janarin e vitit 2020.

Heerenveen është gati ta lë të lirë të largohet Zeneli pasi dëshirojnë të fitojnë sa më shumë nga shitja e tij.

Skuadra holandeze i ka caktuar çmimin e largimit prej tre milionë eurove sulmuesit anësorë.

Për Zenelin interesim kanë shfaqur dy skuadrat e mëdha turke, Galatasaray dhe Fenerbahce.

Ndërkohë në Angli është Crystal Palace që ka treguar interesim për lojtarin ndërsa në Itali, Fiorentina.

Krejt në fund në garë për reprezentuesin e Kosovës është futur edhe skuadra franceze Strasbourg.

Kujtojmë që Zeneli iu bashkua Heerenveenit në vitin 2016 nga skuadra suedeze Elfsborg. /Telegrafi/