Hedh “partneren” nga ballkoni, australiani i pafajshëm

E publikuar: 20/10/2016 16:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Australiani Gable Tostee është shpallur i pafajshëm pasi u akuzua për vrasjen e Warriena Wright dy vite më parë në takimin e tyre të parë, kur ajo u hodh nga ballkoni i katit të 14 – vendim i cili ka shokuar shumë njerëz.

30 vjeçari u takua me Wright pasi e  njohu në rrjetin online Tinder. Dyshja shkoi në apartamentin e Tostee, por më vonë, vajza ra nga kati i 14-të, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Në gjykatë u dëgjuan edhe regjistrimet audio nga momentet e fundit të Wright.

Çifti fillimisht ishte intim, por më pas nisën të zihen. Ajo u arratis në ballkon dhe ai e kyçi duke e lënë aty.

“Je me fat që nuk të flaka nga ballkoni moj k**** e vogël psiqike,” dëgjohet Tostee, nderkohë Warriena bërtet me të madhe: “Jo, dua të shkoj në shtëpi, dua të shkoj në shtëpi”. 15 sekonda më vonë dëgjohet ulërima e saj, teksa bie nga kati i 14-të.

Tostee telefonoi babanë e tij menjëherë.“Baba, e prisha fare muhabetin, pse po më ndodh mua kjo. Të betohem në Zot që nuk e shtyva unë, thjesht e lashë jashtë në ballkon pasi po më godiste. Oh Zot i madh, shpresoj të mos ketë vdekur”.
Prokurorët thonë se ai nuk e shtyu, por ata u zunë kaq shumë, sa ajo kishte shumë frikë sa mendoi se të kacavirrej në ballkon, ishte mënyra e vetme e arratisjes-prandaj dhe ai u akuzua për vrasje.

Tostee punësoi një ekip avokatësh të profilit të lartë që sipas tyre, klienti  po mbrohej pasi vajza u bë shumë e dhunshme.