Hazirit nuk i pëlqejn fyerjet e Kryeministrit Mustafa

E publikuar: 29/08/2015 00:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunë së Gjilanit dhe njëherësh nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka shkruar disa fjalë për situatën aktuale të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe deklaratave të fundit të tij.

Haziri në këtë status të bërë në Facebook ka treguar se nuk i pëlqen gjuha që po përdorët kohëve të fundit. Derisa, ka thënë se qeveria është punëdhënësi më i madh në Kosovë dhe të gjithë kanë të drejt të konkurrojnë, pa dallim, por, sipas tij punë duhet të marrin veç ata që i plotësojnë të gjitha kriteret, atyre që ligji iu jep të drejt dhe që Kosova ka nevojë.

Ky është statusi i Hazirit në Facebook:

Unë Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit dhe nënkryetar i LDK-së, nuk jam admirues i gjuhës që po përdoret këto ditë, e që fatkeqësisht është instaluar në Kosovë nga disa individë të frustruar të ’shoqërisë civile’. Kosovës i duhet uniteti e koncensusi, e kurrësesi kjo gjuhë që nuk i bënë nderë askujt. Marrëveshja e Brukselit është ’Fitore e Pirros’, por ne duhet ta kthejmë si fitore të vërtetë. Serbia në këtë rast s’ka fituar asgjë dhe me cfarë logjike po u dashka të cenohet prona private?! Fatkeqësisht, qeveria është punëdhënësi më i madh në Kosovë dhe të gjithë kanë të drejt të konkurrojnë, pa dallim, por punë duhet të marrin veç ata që i plotësojnë të gjitha kriteret, atyre që ligji iu jep të drejt dhe që Kosova ka nevojë. Njeriu i Kosovës është në shtyllën e politikës së LDK-së. Në emër të familjes, shtetit dhe të Zotit. Koha për racionalitet politik dhe rikthim të vëmendjes për familjen, shtetin dhe Zotin! LH