Haziri: Veselin do ta largojmë nga zyrat e Kuvendit

E publikuar: 20/08/2017 21:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij, se nuk do ta votojnë për kryetar të Kuvendit, Kadri Veselin.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri thekson se LDK-ja nuk ka asnjë obligim që ta votojë kandidatin që e ka projektuar rrëzimin e qeverisë Mustafa.

“LDK nuk ka asnjë obligim me e votu kandidatin që e ka projektu rrëzimin e qeverisë së LDK. Përkundrazi, ne e kemi rrëzu nga kandidatura për kryeministër të PDK dhe tash po ashtu kemi me largu nga zyrat e Kuvendit. Ata që i kërkojnë dy karrike, përfundojnë në mes (askund)!”, ka thënë Haziri.

Kujtojmë se partneri i koalicionit të partisë së Hazirit, AKR-ja gjatë ditës ka shfaqur shenjat për një distancim të mundshëm nga qëndrimet e koalicionit LAA, meqë Kuvendi i Përgjithshëm i AKR-së, ka autorizuar kreun e partisë, Behgjet Pacollin që të veprojë jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.