Haziri uron nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor

02.09.2019 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haziri uron nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, duke shprehur bindjen se në Gjilan çdo vit do të ketë vetëm ngritje të cilësisë së arsimit dhe të kushteve më të mira për punë dhe mësim.

“Është dita e parë e mësimit për këtë vit shkollor, por është edhe viti i parë i shkollimit për fëmijët të cilët janë ulur në bankat e shkollës për të nisur mësimin e shkronjave si hapa të parë të arsimimit dhe edukimit. Arsimi, vazhdon të jetë prioriteti i parë i qeverisjes në Gjilan. Jemi të angazhuar për kushte më të mira, për mbështetje të fuqishme dhe për cilësi. Po punojmë bashkërisht që Gjilani të jetë edhe më tutje elitë sa i përket arsimimit dhe sukseseve në cilësinë e mësimit”, ka thënë Haziri, që ka shtuar vetëm me ngritjen e cilësisë, vendi ka seuksese dhe zhvillim.

“Vetëm me ngritje të cilësisë në arsim mund të kemi suksese dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Gjilani ka kapacitete, ka mundësi dhe punon që kuadrot që dalin nga kjo komunë të jenë konkurruese të fuqishme në tregun e punës kudo në Europë dhe gjetiu. Me këtë rast, dua të përmend sukseset që kanë treguar në veçanti shkolla “Thimi Mitko”, e cila nga sot fillon mësimin me dy ndërrrime, sikurse edhe shkollën “Bajram Curri”. Urime dhe qoftë i mbarë për të gjithë ky vit shkollor”, ka shtuar kryetari Haziri.

Përndryshe, në vitin shkollor 2019/2020 në Gjilan mësimin do të ndjekin 17 mijë e 233 nxënës, prej tyre 12 e 573 nxënës nga klasa 1-9, në shkollat e mesme janë regjistruar 4660 nxënës, ndërkaq në klasën e parë janë regjistruar 1350 nxënës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Lutfi Haziri: Masa e reciprocitetit duhet të qartësohet deri në fund

Lutfi Haziri: Masa e reciprocitetit duhet të qartësohet deri në fund

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave të dyshuar për dhunim

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave të dyshuar për dhunim

Lumezi dhe ambasadori zviceran diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Lumezi dhe ambasadori zviceran diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Diskutohet procesi i Vettingut në Kosovë

Diskutohet procesi i Vettingut në Kosovë

Reshjet e borës, Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik

Reshjet e borës, Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik

​FSSHK-Kurtit: Mos harroni ligjin e pagave

​FSSHK-Kurtit: Mos harroni ligjin e pagave

Digjitalizimi, proces i pashmangshëm për bizneset

Digjitalizimi, proces i pashmangshëm për bizneset

Presidenca kroate e BE-së: Shpresojmë që kosovarët të lëvizin pa viza në të ardhmen e afërt

Presidenca kroate e BE-së: Shpresojmë që kosovarët të lëvizin pa viza në të ardhmen e afërt

Qeveria aprovon themelimin e Grupit të ekspertëve për procesin e vetingut në drejtësi

Qeveria aprovon themelimin e Grupit të ekspertëve për procesin e vetingut në drejtësi

Qeveria e Kosovës ndan 400 mijë euro për furnizim me mjete mbrojtëse nga Coronavirusi

Qeveria e Kosovës ndan 400 mijë euro për furnizim me mjete mbrojtëse nga Coronavirusi

Kryeministri Kurti shkarkon bordin drejtues të INFRAKOS

Kryeministri Kurti shkarkon bordin drejtues të INFRAKOS

Grenell po bën probleme duke favorizuar Thaçin

Grenell po bën probleme duke favorizuar Thaçin

Rregullat për vizë pune në Gjermani pas 1 marsit

Rregullat për vizë pune në Gjermani pas 1 marsit

Në Antarktik bora dhe akulli bëhen të kuqe

Në Antarktik bora dhe akulli bëhen të kuqe

Autoriteti i Konkurrencës dhe Policia nënshkruajn memorandum bashkëpunimin për kryerjen e kontrolleve të paparalajmëruara

Autoriteti i Konkurrencës dhe Policia nënshkruajn memorandum bashkëpunimin për kryerjen e kontrolleve të paparalajmëruara

Osmani: Ne do t’i diskojmë për taksën gjatë ditës me kryeministrin, është me rëndësi që partnerët e koalicionit të marrin vendime të përbashkëta

Osmani: Ne do t’i diskojmë për taksën gjatë ditës me kryeministrin, është me rëndësi që partnerët e koalicionit të marrin vendime të përbashkëta